Për profesionistët

Për profesionistët

Bashkëpunojmë me kompani ndërtimi, zhvillues, arkitektë dhe rishitës në të gjithë Shqipërinë. Ju ofrojmë sisteme të plota, gati për montim, që plotësojnë standardet teknike dhe estetike.

Partneri B2B që ju thjeshton punën.

  • Kompani ndërtimi

    Afate të shkruara, koordinim në kantier dhe pagesa me faza për projekte të mëdha.

  • Arkitektë & projektues

    Skeda teknike, DoP, mostra dhe asistencë për specifikimin e sistemit të duhur.

  • Zhvillues pronash

    Zgjidhje të standardizuara për blloqe banimi, me cilësi të njëtrajtshme në çdo njësi.

  • Rishitës & montues

    Furnizim pa montim, kushte të veçanta dhe shërbim prioritar për partnerët e rregullt.

Çfarë ju ofrojmë

  • Dokumentacion teknik: skeda, DoP dhe CE
  • Mostra ngjyrash, vizualizime dhe orientim teknik
  • Oferta alternative për sisteme të ndryshme
  • Afate të shkruara dhe koordinim në kantier
  • Shërbim prioritar dhe kushte të veçanta për projekte të përsëritura

Si punojmë me ndërtues, arkitektë dhe zhvillues

Çdo projekt ka të njëjtat hapa të dokumentuar: konsulencë dhe përzgjedhje sistemi, matje, fletë specifikimi e miratuar para prodhimit, prodhim, transport, montim dhe procesverbal dorëzimi. Komunikimi zyrtar bëhet me shkrim, nga adresa jonë e kompanisë, dhe çdo ndryshim dokumentohet me aneks.

Dokumente për specifikim

Për arkitektë dhe institucione ofrojmë skeda teknike, deklaratën e performancës (DoP), shenjën CE të prodhuesit, mostra ngjyrash dhe vizualizime. Mësoni si lexohen te DoP dhe shenja CE dhe shihni fasadat xhami.

Partneri B2B që ju thjeshton punën.

Na tregoni për objektin dhe ju kthejmë përgjigje brenda 24 orëve.

Kërko ofertë